Buxheti për KLGJ-në, Bashkim FINO tregohet i drejtpërdrejtë: Keni 100 milionë lekë...

Buxheti për KLGJ-në, Bashkim FINO tregohet i drejtpërdrejtë: Keni 100 milionë lekë më tepër, shpenzojini

361
0

Anëtari i Komisionit të Ligjeve Bashkim Fino shprehet se qeveria ka tejkaluar plotësimin e kërkesave të KLGJ-së nëpërmjet buxhetit të ri.

Në diskutimin për buxhetin e vitit 2020 për KLGJ, Fino i kërkoi kryetares së KLGJ-së që të shpenzojë më tepër për plotësimin e bazës materiale të KLGJ-së, pasi sipas buxhetit që qeveria ka dhënë për KLGJ-në mbetet nga viti i kaluar rreth 100 milionë lekë të pashpenzuara.

”Mbeta shumë e befasuar nga ekspozeja e buxhetit që bëri kryetarja e KLGJ-së. Është projektibuxheti i parë i saj. Është e detajuar. Më lejoni t’ju them në relacion, është buxheti i KLGJ-së në total, pra KLGJ dhe gjykatat. Nga kjo pikëpamje, qeveria e gjyqësorit kërkon se si do të trajtohet veprimtaria e tyre në 2020.

E kam thënë dhe në diskutim, është si puna e dasmës, që fton shumë, por disa jo. Dihet se sa herë merr para, do të kërkosh më tepër. Sa herë që kërkon buxhet, nuk mund të plotësohen të gjitha kërkesat. Dua ta mbyll. Ju them një shifër interesante. Ky është institucioni më i rëndësishëm, për të cilin po diskutojmë buxhetin. Totali i shpenzime është 46.34% përqind më shumë shpenzime totale. Totali i investime që japim për 2020 është 40.74%. Shpenzimet korrente rriten nga rreth 2.3 në 3.4 miliardë.

Po të shikojmë relacionin e shpenzimeve për bazën materiale, kemi mbi 100 e ca milionë lekë të tjera për shërbimin e mallrave, do të thotë që nuk i keni shpenzuar të gjitha. Shpenzojini, do të bëni mirë të shpenzoni më shumë! Sepse janë shpenzuar rreth 314 milionë lekë nga 400 e ca milionë që janë dërguar për vitin 2019. Ndërsa ne parashikojmë të shtojmë buxhetin për ju në 497.2 milionë lekë”, u shpreh Fino.