BUSHATI shpërthen ndaj KODHELIT dhe BALLES: T’u desh dy vjet të lëvizje...

BUSHATI shpërthen ndaj KODHELIT dhe BALLES: T’u desh dy vjet të lëvizje ministrinë, s’të linte NATO. S’jemi vend DORDOLEC, kujdes me çfarë propozoni kundër BASHES (REPLIKA E FORTE)

423
0

Shpërthen Ditmir Bushati në mbledhjen e komisionit të jashtëm kundër kryetares së Komisionit Mimi Kodheli dhe kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, raporton newsbomb.al.

 

Bushati, nga pozitat e ish-ministrit të jashtëm që njeh shumë mirë se cfarë është rezoluta që kërkohet të miratohet tha se nuk mund të jetë Shqipëria një vend dordolec, sepse është vend anëtar I NATO-s.

 

“Nuk është propagandë. E kam të nevojshme të them, nuk jemi vend dordolec, nuk është vend anëtar i NATO. Edhe ju e dini shumë mirë si ish-ministre, dy vjet donit të lëviznit nga një vend në një vend tjetër, sepse jemi vend anëtar  Nato-s, sepse në ministri kishte një server që donte shumë kujdes. Nëse doni ta bëni bëjeni. Nëse juve unë ju bezdis me këto që them bëjeni. Por duhet të kemi qasje me strategjinë kombëtare” tha i alarmuar Bushati.

 

Duke konsideruar se rezoluta po bëhet për cështje emrash, vetë Bushati tha se nuk i intereson opozita, raporton newsbomb.al.

 

“Lulzim Basha nuk më intereson, por të mos futemi në këtë realitet. Nuk mund të jetë copy paste një dokument të gabuar. Nese na vjen të na thuhet se nuk e dimë nëse është me sigurinë kombëtare apo sigurinë kibernetike, ca duhet të përmirësojmë. Gafat tona që do na qeshin…nuk ia lejojmë dot vetes këtë gjë. Kjo nuk është politikë.

 

Ne duhet të kishim rolin kryesor. Ne duhet si deputet që të jemi të kthjellët dhe të dimë që terminologjia është në përputhje me dokumentet e shtetit shqiptar, objektivat janë? Po ju them se nuk janë.

 

Jemi ne këtu që kemi çuar tekst në BE dhe OSBE për paketën antishpifje. Por supozojmë se e miratuam këtë: jam Edi Rama kryeministër, cfarë objektivash dhe cfarë detyrash ka këtu që nuk i kam bërë? Cfarë nuk kemi bërë deri më sot, shefi i SHISH apo drejtor i AKEP. Të kemi një analizë paraprake dhe këtë s’e bëjmë dot mbi opinione personale. Këtë gjë mund ta bëjmë duke u nisur nga interesi ynë kombëtar. Duhet ta bëjmë këtë bazuar mbi analizën e informacionin e qeverisë. Në fund themi jemi apo s’jemi dakord. Edhe ata në parlamentin evropian e kanë bërë pasi kanë bërë 15 dokumente me punë ndër vite. Rreziku numër 1 është krimi dhe korrupsioni. Rreziku kibernetik dhe ndërhyrjet e huaja është e treta e katerta. Duhet të bëjmë një analizë. Të bëjmë një kalendar pune dhe të ecim përpara. Cfarë duhet të rregullojmë”, tha Bushati