Bushati kujton Migjenin dhe jep një mesazh: Zgjohuni!

Bushati kujton Migjenin dhe jep një mesazh: Zgjohuni!

446
0

Në përkujtimin e 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh shqiptar, Migjeni, ish-ministri i Jashtëm, Ditmri Bushati ka zgjedhur disa vargje të tij për të përshkruar situatën në të cilën ndodhet vendi.

 

Bushati ka zgjedhur poezinë Zgjimi, ku shkruhet: “O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta!”

 

Ndërsa nuk dihet me siguri se kujt i bën thirrje ish-ministri, krizës politike dhe palëve, apo popullit.

 

Postimi i Ditmir Bushatit:

 

ZGJIMI

 

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!

 

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!

 

Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë

 

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

 

O vullnete të ndrydhura!

 

O vullnete të shtypuna!

 

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

 

me hove viganash, dëshirash flatruese,

 

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni

 

– ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

 

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

 

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

 

O vullnete të ndrydhuna!

 

O vullnete të shtypuna!

 

Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

 

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

 

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise –

 

a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit./