Burrë e grua, arrestohen pronarët e ‘VILA PALMËS’, arrstohet dhe  pronari i...

Burrë e grua, arrestohen pronarët e ‘VILA PALMËS’, arrstohet dhe  pronari i ‘BAR BARONS’ që u kthye në kryelajm

387
0

Duket se përgjegjësit e tragjedisë së 26 nëntorit po vihen para drejtësisë. Pas shoqërimit e arrestimit të 17 zyrtarëve, mësohet se janë arrestuar edhe pronarët e “Vila Palmës”, Dëshira Qato dhe Arben Qato.

“Newsbomb.al”,shkruan se sipas informacioneve, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, në pranga ka rënë edhe Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’.

5df4b147c280bbaron.jpg

Bari në fjalë u bë lajmi kryesor në situatën post-tërmet pasi pronari kishte holluar kollonat për të pasur më shumë hapësirë për lokalin e tij e për rrjedhojë, pallati u shëmb totalisht në Durrës.