Bulevardi i Ri/ Tension te Bregu Lumit, hidhen gurë mbi policinë

Bulevardi i Ri/ Tension te Bregu Lumit, hidhen gurë mbi policinë

405
0

Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri kanë dalë sot në protestë. “O serbë, më keq se serbët jeni” dëgjohen banorët, të cilët nuk lejojnë veprimin e fadormave pasi kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin. Mesohet se ka pasur konfrontime mes banorëve dhe policisë. Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të tyre. Deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë. “Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues. Është pushtetuese asgjë tjetër, iu kanë sjellë fadromat tek dera. Në çdo vend të botës ndodhin projekte por ka zgjidhe, ka banesa sociale dëmshpërblim po këta ku të shkojnë? Se nuk iu kanë dhënë asnjë zgjidhe”,- u shpreh ai.

 

TENSION TE BREGU LUMIT, HIDHEN GURË MBI POLICINË

Ora 11:50- Shtyrje, përplasje gurë e tjegulla. Kjo është situata në Bregun e Lumit. Banorët kanë hedhur fillimisht gurë mbi policinë, e më pas kanë hipur në çatitë e shtëpive të tyre, e kanë nisur të hedhin edhe tjegulla në shenjë proteste. Ata nuk lejojnë që policia të prekë banesat e tyre.