Përulem me respekt dhe krenari para këtij brezi vujtjesh dhe sakrificash. Është ky brez i cili na krijojë prej hiçit duke na treguar rrugën e rrezeve të dritës,dhe si shpërblim nuk kërkojë asgjë përveçse formimit tonë si qënie njerëzore. Po ne çfarë bëm!? Ne trasformuam mirësinë në ligësi ,dashurinë në egoizëm dhe jetën në vdekje. Nëse midis fizikut tone dhe gjendjes shpirtërore nuk ka ende një urë lidhëse nga e cila të kalojnë parazitët e këqijë dhe indet e gëzuara atherë kjo urë rrezikon të mos ndërtohet kurr.E nëse një komb nuk ka ura lidhëse athere çdo gje jeton në çoroditje totale. Do të na duhej një lëvizje rrënjësore për të par dhe kontrolluar infeksjonin rrënjor nëse kjo sëmundje êshtë kancerogjene apo jo! E nëse na rezulton kancerogjene na duhet një mjek i huaj,i brezit të pa përsëritshëm nga i cili nuk do të na duhet aspak mjekim por psikologji,ama një psikologji me moshën e rritur,nje psikologji me moshen në pragun e vdekjes,sepse vetëm kështu mund të na ndikojë sado pak. Jashtë gjithë kësaj çmendurie,jashtë gjithë kësaj çoroditje magnetike.Jeton një brez nga i cili ke çfarë të marësh përsëri,e ky është brezi i papërsëritshëm i cili ndodhet larg shumë largë! Në botën e dritës,në botën tjetër.