BREXIT nervozon FRANCËN/ Macron: Nëse Anglia nuk gjen zgjidhje tre vite pas...

BREXIT nervozon FRANCËN/ Macron: Nëse Anglia nuk gjen zgjidhje tre vite pas REFERENDUMIT, ne nuk mund të presim, BE duhet të funksionojë

347
0

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është i shqetësuar që Bashkimi Europian të mbahet peng për shkak të krizës së Brexit dhe tha se shtyrja e afatit për Britaninë për të dalë nga BE nuk është e sigurt. Duke folur në Paris gjatë një vizite të kryeministrit irlandez Leo Varadkar, lideri francez tha; “Prioriteti ynë duhet të jetë funksionimi i BE si një treg i përbashkët. BE nuk mund të mbahet peng në një periudhë afatgjatë për zgjidhjen e një krize politike në Britaninë e Madhe” tha ai. Siç citon AFP ai shtoi se Franca ishte e hapur për shtyrjen e Brexit me disa kushte, por kjo nuk ishte as e sigurt dhe as automatike. “Dhe po e përsëris fuqishëm këtë”. “Nëse Britania e madhe është e pamundur pas tre vitesh që ka përfunduar referendumin të propozojë një zgjidhje që merr maxhorancën, ka zgjedhur de facto të ikë pa një marrëveshje dhe ne jemi të pafuqishëm që të parandalojmë këtë dështim”, tha Macron.