Një qytet në Kinë është përfshirë nga një stuhi e madhe breshëri.
Stuhia zgjati rreth 20 minuta por ajo që ishte shumë e çuditshme ishin kokrrat e breshërit që mund të krahasoheshin pa frikë me madhësinë e një kokrre vezë.
Kjo stuhi solli shumë dëmtime nëpër makina si dhe u thyerje xhamash nëper banesa.
Stuhia në qytetin Jinping solli ndalimin e qarkullimit të makinave si dhe pati shumë dëmtime në zonat bujqësore duke u prishur të mbjellat.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima në njerëz.