Brazili refuzon ndihmën 22 milionë USD të G7 dhe thotë: Macron nuk...

Brazili refuzon ndihmën 22 milionë USD të G7 dhe thotë: Macron nuk ruajti dot Notre Dame nga djegia, ti harxhojë atje paratë (DEKLARATA)

321
0

Qeveria e Brazilit refuzoi ndihmën që samiti G7 ofroi në ndihmë për të shuar zjarret në Amazonë.

 

Presidenti francez Emanuel Macron që mirëpriti Samitin G7 në Francë, samit që përfundoi të hënën tha se janë akorduar 22 milionë dollar për këtë nismë.

 

Por ministri i Jashtëm i Brazilit Ernesto Araujo tha se një iniciativë e re nuk është e nevojshme sepse mekanizmat ndërkombëtare janë në funksion të fikjes së zjarreve.

 

Dhe ministry I Mbrojtjes tha se zjarret në Amazonë nuk janë jashtë kontrollit.

 

Presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën se po e trajton Brazilin si një koloni. Duke komentuar për ndihmën e G7 shefi I stafit të Bolsonaro Onyx Lorenzoni I tha portalit Globo Neës: falemnderit por ndoshta këto resurse janë më të domosdoshme që të ripyllëzohet Evropa.

 

“Macron nuk mund të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e mbrojtjes botërore dhe do të na japë leksione ne për vendin tonë” tha Lorenzoni në referencë të zjarrit në katedralen Notre Dame në Paris. Ai shtoi gjithashtu se Brazili do të mësojë cdo vend për të mbrojtur pyjet e veta.