Brazili ka mundur me rezultatin 2-0 Argjentinën dhe ka qenë ajo skuadra që ka shkuar në finalen e “Kupës së Amerikës”.
Në klasiken latine, kombëtarja “Selesao” me dy gola, nga një për çdo pjesë, mbylli çdo gjë dhe shkoi në finalen e këtij kompeticioni.
Në minutën e 19-të të sfidës, Gabriel Zhesus, ishte ai që zhbllokoi rezultatin dhe çoi “peshë” zemrat e tifozëve. Argjentina u mundua por, pa rezultat dhe në pjesën e dytë ne minutën e 71-të, Firminjo vulosi çdo gjë në këtë sfidë, duke shënuar të dytin.
Duket se ishte çështje “Premier Lige” kjo fitore, pasi të dy sulmuesit që luajnë në Angli “pastruan” ndeshjen.
Një shans tjetër i humbur për Mesi, që të fitonte një trofe me kombëtaren e tij.
Tashmë Brazili do të presë fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist Kili- Peru, për të mësuar kundërshtarin në finale.