Brad Pitt ia bën “8 me 2”, Angelina Jolie: Na ktheu jetën...

Brad Pitt ia bën “8 me 2”, Angelina Jolie: Na ktheu jetën përmbys

324
0

Pavarësisht se martesa e tyre mori fund para tre vitesh, Angelina Jolie është ende e zemëruar me Brad Pitt.

“Ajo dëshiron që të bëhet i përgjegjshëm sepse ndihet sikur ai ia ka kthyer jetën përmbys asaj dhe fëmijëve”, tha burimi pranë saj për Us Weekly.

Ndër të tjera, shtoi se aktorja së bashku me 6 fëmijët nuk mund të shpërngulet nga Los Anxhelos, aty ku jeton Brad Pitt.

Aktori nuk dëshiron që të jetë larg fëmijëve, prandaj ia ndalon asaj të zhvendoset në një vend tjetër.

Ndërkohë, ish-çifti nuk e kanë finalizuar ende divorcin pasi nuk bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë bashkë për rreth 12 vite. Ata u martuan në gusht të vitit 2014 dhe u ndanë në shtator të vitit 2016.