Braçe prezanton drejtorin e ri të Kadastrës, ka një apel për Bashkitë:...

Braçe prezanton drejtorin e ri të Kadastrës, ka një apel për Bashkitë: Duhet të jenë të interesuara…

421
0

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka prezantuar sot drejtorin e ri të Kadastrës, Artan Lame. Braçe u shpreh se Kadastra tashmë do të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e legalizimit të pronave. Sipas Braçes, bara më e madhe e përgjegjësisë i bie drejtorit. ‘Do e ndjek vetë mobilizimin e kordinim e gjithë agjencisë e cila do të ketë mbështetjen e qeverisë’, tha Braçe. Zv.kryeministri i bëri apel bashkive, të cilat sipas tij duhet të shtyjnë para procesin e legalizimeve. ‘Janë bashkitë ato që duhet të shtyjnë para proceset e legalizimit. Duhet të jenë të interesuara që ky proces te pefundojë sa më parë të jetë e mundur’, u shpreh Braçe. Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak kohë më parë dhe së shpejti ngrihet edhe struktura e re. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, dhe Institucioni shihet si themeli i reformës së pronës.