Braçe i kërkon llogari ministrit Peleshi: Çfarë po bëni, tregtarët po “shtypin”...

Braçe i kërkon llogari ministrit Peleshi: Çfarë po bëni, tregtarët po “shtypin” fermerët

353
0

Këtë të enjte, deputeti i PS-së, Erjon Braçe, i ka kërkuar një interpelancë kolegut të tij, ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, ku i ka kërkuar llogari se çfarë po bën qeveria për bujqësinë.  Sipas deputetit të PS-së si askund tjetër, bujqi dhe blegtorët janë në një presion konstant, nga ana e atyre personave që tregtojnë të mirat bujqësore, e ky presion është pikërisht çmimi. Braçe shprehet se çmimi vendoset në mënyrë arbtrare nga treguesit bujqësor, dhe shumë shpesh janë këta të fundit që i thonë bujqëve dhe blegtorëve shqiptarë që ose të pranojnë çmimin e tyre (të shesin produkte sipas listës së çmimeve të tregtarëve) ose të largohen. E pikërisht kjo forcë e tregtarëve ka dëmtuar dhe vijon të dëmtojë rëndë fermerët shqiptarë, një çështje që sipas deputetit socialist duhet adresuar menjëherë nga qeveria. Do çohen të gjithë teoricientë e ekonomisë, këta të djathtët, por ju thash, tek ne pazari është magjia e vetme në këtë vend. Këtu nuk janë buqit që fitojnë, por tregtarët. Ata që nuk fitojnë janë bujqit dhe blegtorët, dhe ka një arsye, i detyrojnë që të shesin nën kosto. Ose lërë produktin me çmimin që të them unë, ose ik. Këto çmime po bëjnë që në këtë vend në bujqësi, po të punosh, nuk fiton… Çmimet po i hanë paratë, kursimet e atyre që investojnë në bujqësi. Pesha që zë bujqësia shkon nga 20 deri në 22%, por bujqit nuk fitojnë, vetëm tregtarët po fitojnë. Nisur nga kjo do të mirëprisja politikën e qeverisë për të mbrojtur bujqit dhe blegtorët. Në përgjigje, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e ka pranuar se çka tha deputeti është e vërtetë, porse çështja është më e komplikuar se kaq. Sipas Peleshit, nuk është vetëm çështja tek fermeri, por edhe tek konkurueshmëria dhe faktorë të tjerë të ndryshëm. 75% e perimeve është shprehur Peleshi ka qenë të pa certifikuara sipas standarteve europiane, duke bërë që produktet të mos tregtohen në këto tregje të rëndësishme. “Ne quajmë sot fermer, këdo që punon dhe jeton në fshat, në fakt 89% e fermerëve kanë më pak se dy hektarë tokë, e kjo do të thotë se ato që siguron nga bujqësia nuk janë të ardhurat primare që fermeri siguron.”-tha Peleshi.