Boja në muret e ministrisë, Ramës ‘nuk i del inati’: E bënë...

Boja në muret e ministrisë, Ramës ‘nuk i del inati’: E bënë që të transmetohet te eurokadrinjtë

431
0

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Rama u ndal tek hedhja e bojës në muret e ministrisë së Brendshme. Sipas tij opozita hodhi bojë për ta filmuar që të transmetohet në mediat ndërkombëtare, të cilëve iu referua me termin ‘eurokadrinjtë’.

 

“Devijoi rrugën furgoni, shoferi ishte në gjendje të dehur, nuk pati asnjë të plagosur. Një mori lajmesh të tilla në një kazan që zien dhe zien dhe që patjetër arrijnë në pikën e  vlimit kur shfaqet ‘Babalja’, ‘Nicja i Shijakut’ apo edhe shoku i tyre Ervin Salianji. Ajo që vlen të nënvizohet është se të gjithë ata  që e kanë marrë për budalla këtë popull kanë paguar dhe do vazhdojë ta paguajnë koston e nënvlerësimit. Mua më vjen shumë mirë që sot ne nuk jemi në vend numëro, nuk mjaftohemi me sa kemi arritur, por konfirmojmë se çfare kemi arritur është vetëm shtysë. Nga ana tjetër ne nuk mund ta harrojmë se kur u zgjodhëm për të marrë mandatin e parë, kryefjala që kemi dëgjuar në të gjithë Shqipërinë ka qenë kriminaliteti. Kjo nuk është më e vërtetë. Ata që hodhën sot bojën e zezë të ministria e Brendshme dje drejtonin ministrinë. E hodhën bojën për ta filmuar. Boja mbi muret e ministrisë sot padiskutim që është një produkt që do të thithet menjëherë nga tregu ndërkombëtar i medias. Eurokadrinjët që ngjajnë me kadrijnjtë lokalë. Ata janë edhe ta pafajshëm se pak dinë nga Shqipëria. Po kështu plagosjet e rënda janë në rënie vjedhjet me dhunë janë reduktuar. Të rinjë të humbur që vënë kapuçin në kokë dhe mësyjnë drejt policisë. Të drejtuar nga himni i këngës së Skënderbeut dhe nga huri i flamurit të Kukësit’, tha Rama.