Bllokohen 24.700 litra naftë në një karburant, nuk kishte paguar akcizën

Bllokohen 24.700 litra naftë në një karburant, nuk kishte paguar akcizën

390
0

 

Pas njoftimit nga grupi i kontrollit të GFI-i Albania së bashku me doganierët e akcizës, strukturat Doganore bllokuan një sasi prej 24.700 litra karburant i llojit “naftë” në masën 26% Fail (e pamarkuar), në një subjekt në Cërrik.

 

Mësohet se vlera e munguar e detyrimit doganor për mospagim të akcizës si dhe penaliteti kap shifrën e 6.8 milion lekëve.

 

Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ngriti grupin hetimor ku u kryhen veprimet e para hetimore si sekuestrimi i dokumentacionit, marrja e deklarimeve nga personat përgjegjës, këqyrja e vendngjarjes, plumbosja e depozitave dhe distributorit që shërbente për furnizimin me karburant, si dhe u morën mostra për analiza të mëtejshme. Nga ana e subjektit nuk u vunë në dispozicion mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

 

Për këtë rast u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)”, parashikuar nga neni 179 i K.Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal, “Ndryshimi në aparatet matëse”, parashikuar nga neni 182 i K.Penal.