Bleona provon ne fushën e reklamave

Bleona provon ne fushën e reklamave

530
0

Këtë herë këngëtarja e njohur Bleona Qereti  ka zbuluar për ndjekësit e saj se ka lidhur kontratë me një kompani të rëndësishme, “Taryn Brown + Company”, e cila merret me promovime, reklamime dhe projekte të ndryshme të kësaj fushe.

Vetë Taryn Brown është shprehur për “Yahoo Finance” kështu:

“Bleona është një artiste indipendente që ka ngritur standardet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’”. Si Taryn dhe pjesëtarët e tjerë të kompanisë, ashtu dhe Bleona janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim.

Përveç kësaj risie në karrierën e saj, këngëtarja ka paralajmëruar dhe një këngë të re, por nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër në lidhje me këtë.