Bleona mposht Justin Bieber, ky ishte basti i tyre

Bleona mposht Justin Bieber, ky ishte basti i tyre

659
0

Bleona Qereti njihet nga shqiptarët për karakterin e saj rebel e çapkën. Me sa duket, ajo nuk ka të ndalur dhe këtë e tregon në çdo vend që shkon e në çdo gjë që bën.

Në një video të publikuar sëfundmi në Instagram Bleona duket mjaft entuziaste duke vrapuar, ndërsa poshtë videos shkruan se ka arritur të mposhtë këngëtarin Justin Bieber.

“M’u tha nga udhëzuesi i guidës se kur Justin Bieber ishte këtu disa muaj më parë, tentoi të bënte një fotografi në majë, por u ndalua nga forcat e sigurisë. Kështu vura një bast me të gjithë personat këtu, se do të tentoja të futesha brenda. Duhet ta fitoja patjetër bastin. Më pas dëgjova sigurinë duke bërtitur nga lart: “Jashtë!” – shkruan Bleona, ndër të tjera.

Këngëtarja ka bërë këtë video në një nga rrënojat e qytetërimit Maya në qytetin Tulum, Meksikë, gjatë një vizite të saj në këtë vend.