Bleona akuzon Rozana Radin për euro borxh, por çfarë thotë Alketa Vejsiu

Bleona akuzon Rozana Radin për euro borxh, por çfarë thotë Alketa Vejsiu

429
0

sdddddddd_1473712248-8976316

Disa komente të njëpasnjëshme me akuza për borxhe parash duket se kanë vënë në qendër të skandalit, disa personazhe të skenës shqiptare të showbiz-it. Bleona Qereti tronditi me mesazhet dërguar në adresë të mikeshës së saj Rozana Radi, së cilës i kujtoi borxhin që i ka(në). Madje duke kërcënuar që t’ia kthenin dy mijë eurot, në të kundërt këngëtarja do të flasë…

Në këtë atmosferë të paqartë duket se u përfshi edhe vetë bashkë producentja e spektaklit “Dance With Me”, Alketa Vejsiu e cila thotë se nuk ka dijeni se për çfarë borxhi flet Bleona. Gazeta Express ka kontaktuar menjëherë pas spektaklit me prezantuesen dhe krahun e djathtë të Vera Grabockës në këto produksione, Alketa Vejsiun. Por Alketa nuk ka dashur të prononcohet duke thënë vetëm se nuk dinte gjë.

Versioni i Alketës duket më i besueshëm po të kemi parasysh se Bleona nuk ia kërkon borxhin as asaj dhe as regjisores Grabocka, por komentet e saj i ka drejtuar tek llogaria e Rozana Radit në Instagram.