Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi nga fshati Bishan i Vlorës është shprehur se prodhimet tona janë 100 të sigurta dhe bio.
Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi nga fshati Bishan i Vlorës është shprehur se prodhimet tona janë 100 të sigurta dhe bio.
Ai është shfaqur me domate në dorë dhe ka theksuar se me prodhimet shqiptare nuk ka histori gjilpërash e as histori hormonesh. Ai shprehet se gati 80% e prodhimeve të serrave në vend,rriten pa qenë nevoja të përdorin fitorregullatorët.
Reagimi i plotë
Në fshatin Bishan të Vlorës ndodhet një prej shumë serrave ku kultivohen domate për tregun vendas dhe të huaj. Nuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh. Në vend të fito-rregullatorëve po përdoren bletë të posaçme për pjalmimin e lules. Prodhime 100% të sigurta dhe të shijshme. Përmes kësaj metode rriten sot domatet në mbi 80% të serrave në çdo anë të Shqipërisë. Jo më kot nga rreth 300 mijë tonë eksporte gjatë vitit të kaluar në vende të BE-së nuk patëm asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Ju ftoj të konsumoni prodhime si këto të Gjergji Hoxhës dhe të çdo fermeri tjetër në vend që punon me pasion dhe përkushtim. Ndërsa ata që abuzojnë do të përballen me ashpërsinë e ligjit. Në javët e ardhshme ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend. Kushdo që e çon nëpër mend të cënojë sigurinë ushqimore duhet të mendohet mirë.
Foto të Blendi Çuçit nga sera