“Bjondët e Botërorit”

“Bjondët e Botërorit”

1131
0

Nga vëllezërit Boateng, Neymar, Mertens … këtë verë flokët bjondë po bëhen virale. A keni vënë re në fushat e futbollit? Ngjyrat e flokëve janë shumë dhe tendenca është e shfrenuar. A do të jetë kjo një verë platini? Ai nuk merr pjesë në Botëror, por para se të nisej për Ibiza me Melissa Satta, Kevin Prince Boateng u bë bjond: “#vacationmood” deklaroi ai në rrjetet sociale. Gjithashtu vëllai i tij Jérôme Boateng, mbrojtësi i Bajern Mynih dhe ekipi kombëtar gjerman, tregoi një hije të lehte duke i ngjyrosur në gri. Dhe çfarë të thuash për Neymar, i cili u bë bjonde për debutimin e Brazilit. Flokët e tij kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve më shumë sesa roli i tij në fushë dhe memet për  të nuk numërohen. Në fund vjen Dries Mertens, gjithashtu krenar me ngjyrë e re të flokëve. Në Twitter ai shpjegon: “Flokët bjond kanë më shumë argëtim!”.

1
2
3
4
5
6
Shperndaje