Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ndue Ftoni, njeriu që bën diferencën

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ndue Ftoni, njeriu që bën diferencën

1123
0

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ndue Ftoni, sa herë që vjen në Shqipëri, pra në Shkodër, para largimit shtron rregullisht sofrën bujare për t’u takuar me miq e shokë, si dhe personalitete të kulturës dhe artit, duke e kthyer këtë sofër në një festë thellësisht shqiptare me këngë, valle, folklor dhe humor, që tregojnë jo vetëm ndjenjat dhe dëshirat e këtij burri, por mbi të gjitha idenë e madhe të bashkimit vëllazëror. Një mbrëmje të tillë festive, u organizua nga zoti Ftoni në ambientet e Restorant “Blini”, në Shkodër. një familje Shoshjane festonte Shqurkun në Shkodër. Traditë , bujari ,kulturë , art ,muzikë .Në këtë sofër çojnë dollitë e tyre edhe personalitete të shquar, kontribues të kulturës shqiptare, por këtë herë për këtë mikpritës bujar, ilustrimi më i bukur dhe falenderimi më i ngrohtë që i bënë të pranishmit, ishte edhe pjesëmarrja e Ministrit të Rendit z.Dritan Demiraj. Aty ishin mjaft figura elitare që festën e kthyen në Spektakël, si mjeshtri Bujar Qamili, Grupi Treva dhe Elvira Fierza. Aktoret e humorit Gëzim Kruja ,Besnik Çinari dhe grupi Gaz e maraz..Gazetari i njohur Ilir Buçpapaj nga TVSH. por edhe stafet e TV Kopliku ,Blue Sky. . Me zemër të mire festa Shoshianve. Respekt të madh me shumë konsideratë nga të gjithë të pranishmit për këtë burrë të suksesshëm me banim në Amerikë, i cili është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Detroid dhe Michigan, por mbi të gjitha me një stacion televiziv shqiptar, ku promovohen vlerat e kombit tonë, duke u bërë kështu një ambasador i vërtetë. shqiptaro-amerikan. Në komunitetin shqiptar të Michiganit dhe në gjithë Amerikën mike Ndue Ftoni tregon një zemërgjerësi për t’i sponsorizuar ngjarjet më të rëndësishme kulturore që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe gjithë Kombin Shqiptar. Dhe këto nuk kanë qenë të pakta, por herë pas here ka sponsorizuar shumë aktivitete me karakter lokal, si ato të krahinës së tij, Dukagjinit, por edhe të qytetit të Shkodrës e më gjerë, ku mund të përmendim prej shumë vitesh gazetën “Dukagjini”, si dhe ansamblin “Treva” të Dukagjinit. Po ashtu ka ndihmuar dhe shumë familje në nevojë e raste të tjera, jo vetëm në punësim, por edhe me ndihma monetare e materiale. Ndue Ftoni është bisznesmen i suksesshëm dhe humanist i pashoq, pronar i Televizionit “ACTV”, një shqiptaro-amerikan që rreth 20 vite jeton dhe vepron në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është larguar nga vendlindja e tij dhe ka shkuar vetëm në mërgim, duke lënë familjen në Shqipëri. Në këtë shtet të madh ditët dhe kohët e fillimit ishin shumë të vështira, pasi ai nuk dinte gjuhën, zakonet dhe mënyrën e jetesës. Por falë Zotit dhe bujarisë amerikane, si dhe përkrahjes së shqiptarëve që gjeti atje filloi të përballojë vështërsitë e fillimit. Por kjo nuk do të vazhdonte shumë gjatë, sepse shpejt do të vinte një ditë që veprimtaria e Ndue Ftonit do të ishte një realitet i pasqyrimit jo vetëm të aktivitetit të tij, por e gjithë veprimtarisë së shqiptarëve në Amerikë.