Biznesmeni homoseksual në Tiranë falenderon ambasadat: Komuniteti LGBT nuk më ka mbrojtur,...

Biznesmeni homoseksual në Tiranë falenderon ambasadat: Komuniteti LGBT nuk më ka mbrojtur, edhe pse i kam ndihmuar

398
0

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale, i ftuar pak ditë më parë në emisionin ‘Rudina’ ka treguar se si e kërcënoi komuniteti LGBT.

 

Kjo deklaratë e tij është pritur me shumë komente në rrjetet sociale dhe menjëherë ka reaguar vetë Ilirjani.

 

Ky i fundit është shprehur se ajo që deklaroi ishte personale dhe se ambasadat e huaja në Tiranë e kanë mbështetur.

 

Puna e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka qenë mbrësëlënëse dhe shumë ndihmuese.

 

‘Po lexoja komentet dhe te them te drejten doja te shtoja dicka. Ambasadat e huaja ne Tirane kane bere shume per Shqiperine ne cdo fushe, edhe ne fushen e te drejtave te njeriut. Une mendoj qe edhe OJQ jane perpjekur me aq sa jane mundur te bejne nje ndryshim. Ajo qe une deklarova ishte personale, domethene pse une u shenjestrova nga pjesetare te komunitetit dhe perse nuk u mbrojta publikisht nga drejtuesit e shoqatave LGBT. Kaq! E perseris, puna e Ambasadave ka qene mbreselenese dhe shume ndihmuese. Tani nuk kane faje ambasadat qe ne cdo gje e bejme Shqiptarçe, dhe mbi te gjitha fillojme dhe godasim kedo. Une me levizjen time personale, me rrezikimin qe i kam bere edhe jetes sime ne shume raste kam deshiruar qe pjesetaret e komunitetit LGBT te punesohen dhe i kam ndihmuar. Po lexoja edhe komente ne lidhje me biznesin dhe me ate aferm te mi ne SHBA. Keto pastaj jane te turpshme dhe jane informacione te keqperdorura dhe te keqthena. Por nuk habitem sepse jemi Shqiperi. Perfitoj te falenderoj Ambasadat e Holandes, SHBA, Mbreterise se Bashkuar, Gjermanise, Austrise, Suedise, etj per punen dhe investimet cilesore ne Shqiperi ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te njeriut’, shkruan Ilirjani.