“Bileta e falsifikuar” Prokuroria kërkon burg për 7 nga 8 të arrestuarit,...

“Bileta e falsifikuar” Prokuroria kërkon burg për 7 nga 8 të arrestuarit, Ibrahimi: Nuk ishin në përdorim

481
0

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave të transportit urban në kryeqytet. Arrestimet e tyre u kryen pak ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit “Bileta e falsifikuar”. Konkretisht organi i akuzës ka kërkuar masën e arrestit me burg për Ferdinand Ibrahimin dhe djalin e tij Anastas Ibrahimi, si edhe për të arrestuarit: Fatos Vrapi, Erisa Vora, Klodiana Qato, Aldi Duka si edhe Lulzim Allaraj, ndërsa për Albana Vrapin, Prokuroria ka kërkuar masën e detyrimit me paraqitje.

Ferdinand Ibrahimi ka mohuar mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka dijeni për biletat e falsikuara. Para prokurorëve, ai u shpreh se biletat e gjetura në makinën e tij janë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.

Në operacionin e ndërmarrë dy ditë më parë, policia arrestoi 8 persona, nën dyshimin se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në Tiranë. Gjatë operacionit u sekuestruan 150 000 bileta të transportit urban të falsifikuara.