Bilanci i dhunës/ Dalin shifrat e reja: 15 të plagosur, mes tyre...

Bilanci i dhunës/ Dalin shifrat e reja: 15 të plagosur, mes tyre 7 policë, 2 gazetarë dhe 6 protestues

429
0

Ekipet e urgjencës mjekësore kanë dërguar në QSUT 5 policë, dy përfaqësues të medias dhe 6 protestues. Aktualisht, ata po marrin trajtimin e nevojshëm dhe mjeket konfirmojnë se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Me herët, 2 policë me demtime ne kokë dhe kurriz ,nga mjete të forta, u derguan ne spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e duhur mjekesor. Ne total, janë 15 persona qe po marrin trajtim mjekesor në 3 spitalet universitare të Tiranes. Urgjenca mjekësore në terren dhe në spitale është në gatishmeri të plotë.