Bilanc ‘lufte’ i anijes që mori flake ne Kalirfoni

Bilanc ‘lufte’ i anijes që mori flake ne Kalirfoni

354
0

Rojet Bregdetare në SHBA njoftojnë se kanë gjetur 25 trupa në sipërfaqe të oqeanit, pas djegies së anijes që alarmoi brigjet e Kalifornisë një natë më parë.

Deri më tani nëntë njerëz janë ende të zhdukur ndërkohë që pesë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri filloi në orët e para të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 90 milje (145 km) në perëndim të Los Angeles.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpejgim zyrtar lidhur me shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit. Në një konferencë për shtyp, Sherif Bill Broën tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.