
Ilustruese
Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia, ndërsa ishte duke punuar.
Policia bën me dije se rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.