
Edhe pse Partia Demokratike nuk kishte paralajmëruar protestë ditën e sotme, të rinjtë dermokratë janë mbledhur para parlamentit ku po mbahet seanca plenare.
Mesohet se të rinjtë e PD kanë hedhur kapsolla dhe gurë në oborrin e parlamentit.
Para fillimit të seancës këta të rinj ngjitën fletë të ndryshme ku ironizonin deputëtët e rinj që pranuan mandatete e deputetëve.
Hyrjet e Parlamentit janë rrethuar me skela, ndërsa ka prezencë të efektivëve të policisë.
Në seancën e sotme u betuan deputetët e rinj të opozitës të cilët kanë pranuar mandatin.