‘Berlusconi, ke skaduar!’, vajza del topless para kutisë së votimit…Berlusconi kundërshtohet edhe...

‘Berlusconi, ke skaduar!’, vajza del topless para kutisë së votimit…Berlusconi kundërshtohet edhe kështu

372
0

U rikthye në politikë në moshën 81-vjeçare për të drejtuar një fushatë elektorale të pazakontë në Itali, e po aq e pazakontë ishte edhe dita e votimit për të. Silvio Berlusconi u gjend përpara një incidenti në momentin kur do të hidhte fletën e votimit në kuti. Në Milano ku ka qendrën e votimit, Berlusconi u sfidua hapur nga një aktiviste, e cila u ngjit mbi tavolinën e komisionerëve dhe bërtiti: ‘Berluskoni ke skaduar’ shkruan Corriere. “Kavaljeri” ishte duke përshëndetur personat e pranishëm në qendrën e votimit, kur befas një e re gjysmë lakuriq hipi mbi tavolinë duke i thërritur “Je i skaduar!”. Vajza e re shkaktoi pështjellim në qendrën e votimit për disa minuta dhe e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, përpara kishte të shkruar: “Berlusconi, je i skaduar!”. Vajza e re sipas shkrimit që kishe në gjoks përkiste lëvizjes, “Femen”. Vajza e cila ishte rreth moshës 25-30 vjeç, ishte topless pa këmishë dhe përsëriti disa herë frazën “Berlusconi ka skaduar, koha juaj ka mbaruar” para se të bllokohej nga policia. Ndërkoi Silvio Berlusconi e komentoi me shaka : “Nuk e pashë, nuk mund të shihja asgjë”, shtoi drejtuesi i Forzza Italia. Vetë Berluskoni nuk mund të ketë një post zyrtar deri vitin e ardhshëm për shkak të dënimit për evazion fiskal.