Berisha në parlament: Ndaluni! Çdo gjë ka një kufi, s’mund të shkatërroni...

Berisha në parlament: Ndaluni! Çdo gjë ka një kufi, s’mund të shkatërroni simbolet e kombit

538
0

Sali Berisha e ka marrë fjalën në parlament pas ministrit Arben Ahmetaj. Ai i kërkoi deputetëve të mazhorancës, të ndalen e të mos votojë draftin e qeverisë për shembjen e teatrit.

Berisha: “Nuk ka krim më të madh se ky që po bëni sot. Është dëshmia më flagrante e shndërrimit në mafia të kësaj mazhornce. Si mund të silli me urgjencë ligjin për të shkatërruar Teatrin Kombëtar? Unë jam sot këtu, për të kërkuar anulimin e këtij akti supermafioz. A ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin sillet me urgjencë, kur keni shndërruar Shqipërinë në simbol të krimit. Fytyrëkatranë! Jeni kthyer në vrasës në zyrat shtetërore. Jeni bërë gaz i dheut. Nuk dini të ndaleni se prapa kësaj që po bëni qendrojnë qindra milionë euro të ngarkesave të drogës. Ndaluni more! Po shkatërroni simbolet e kombit