Berisha iu skanon situatën të rinjve të PPE: Betejë për të ardhmen

Berisha iu skanon situatën të rinjve të PPE: Betejë për të ardhmen

488
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalë relativisht të gjatë para të rinjve të organizatave rinore të Partive Popullore Europiane duke iu skanuar situatën që po kalon vendi, me nisje që nga fitorja e socialistëve në 2013 e deri tek dalja jashtë parlamentit e opozitës.

 

Ai tha se në Shqipëri është instaluar kakistokracia dhe se qeverisin bijtë e xhelatëve të diktaturës janë në pushtet duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka kërkuar falje për dënimin që i dha i ati i tij një poeti.

 

 

 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS

Në Shqipëri është instaluar një regjim që mund të gjendet askund tjetër në botë përveç se në Venezuelë. Në Shqipëri është i instaluar një regjim kakistrokratik. Jam marrë gjatë gjithë kohës të gjej formën, disa politologë e quajnë mobokraci, narkoshtet, e vërteta është që është kakistokraci, nga greqishtja e vjetër, më e keqja.

Kreu aktual i qeverisë në vitin 2013 solli në pushtet një nga një të gjithë bijtë e xhelatëve të pop shqiptar, atyre të cilët kishin kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit më monstruoze. Në vitin 1991 nuk kishte PPE dhe IDU ishte organizata që bashkonte partitë e qendrës së djathtë. Në një deklaratë në Paris, politikan 3 mujor, ata e etiketuan Enver Hoxhën, si Hitlerin shqiptar të pasluftës së II botërore. Hoxha nuk kishte bërë krimet e Hitlerit në vende të tjera por në vendin e tij kishte kryer ndaj popullit krimet më monstruoze, ndaj e etiketuan të tillë. Edi Rama i soli të gjithë këta në pushtet. Askush nuk mund të bëjë fajtor të birin për të atit, por duhet t’ui dënosh ato. Edi Rama, i ati i tij është njeriu që firmosi varjen në mes të qytetit të Kukësit, më 12 gusht 1988 të një poeti disident, vetëm se poeti shkroi se era e OSBE-së do fryjë edhe në vatrat tona dhe nuk do mund të ndalet. Kaq mjaftoi për ta varur dhe firmën pas diktatorit e ka i ati i Edi Ramës që edhe sot nuk ka kërkuar falje për këtë vepër makabër të të atit. U ndala për të treguar rrënjët e kakistokracisë. Në diktaturë krimi politik është i dobishëm, në diktaturë njerëzit më të respektuar janë xhelatët sepse ata thyejnë dhe ligjet. Rama kryeministër dhe javën e parë në parlament i jam drejtuar me këto fjalë, shqiptarët të votuan, lidhjet me krimin janë të faktuara, gjithçka do varet nëse do i presësh këto fije. Rama përdori çdo javë, çdo muaj fuqinë e pushtetit ekzekutiv për të konsoliduar krimin e bandat në Shqipëri. Ai futi 19 vrasës në Kuvend, përdhunues, hajdutë. E shndërroi parlamentin në një strofull krimi. Ju garantoj po të shkoja në një nga burgjet e Shqipërisë e të më nxirrnin 100 kriminelë, vështirë se do kishte ndonjë më të rrezikshëm se ata që uleshin në parlament. Opozita u angazhua në një luftë të jashtëzakonshme për dekriminalizimin. Çfarë bëri Rama me këto banda? Në 2015 mbolli Shqipërinë anë e kënd kanabis. Ndërmarrjet, investitorët e huaj të detyrohen të mbyllin sipërmarrjet në verë sepse punëtorët iu iknin, merrnin një rrogë të trefishtë në plantacionet e kanabisit. Kanabisi kishte një faturë totale jo më pak se 10 mln euro kanabisi. Opozita bëri gjithçka për të ndërgjegjësuar shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Nuk u pajtuan asnjë moment, kryetari dhe grupi parlamentar, E denoncuan kudo. Përballë ishin 10 mld euro krimi që bandat i përdorin për gjithçka dhe kundër opozitës. Si erdhi narkoshteti në Shqipëri. Ju kërkoj të lexoni për Panamanë e viteve ‘80. Një dikator Manuel Noriega tradhtoi idealet dhe vlerat dhe u mor intensivisht me ndërtimin e narkoshtetit. Në Shqipëri në vitin 2015 në 4 nët e vendit bandat e armatosura ruanin parcelat, ata ishin zotët e vërtetë të Shqipërisë.

Gjëja e parë që bëri Edi Rama, emëroi ministër të punëve të Brendshme njeriun e parë që importoi anije të shpejtë nga Italia për transportin e drogës. Ky ishte Saimir Tahiri. Ky ministër këtë skaf ua dha kushërinjve të tij të njohur për bëmat. Veturën e vet me targë e pronësi ia kësaj bande që të kalonte çdo kufi e pakontrolluar.

Për shkak se prokuroria italiane solli dosjen e kësaj bande të kushërinjve të ministrit por edhe vetë ministrit u kërkua arresti i tij. Edi Rama ditën e parë tha po do respektojmë vendimin, të nesërmen kurrën e kurrës nuk lejojmë të arrestohet, përkundrazi e mbrojti deri në fund narkoministrin e tij. Si narkoshtet nuk mund ta merrte dot kush rendin përveç se bandat e drogës. E mori një ministër, vëllai i të cili ishte dënuar për trafik droge nga Venezuela në Itali dhe rrinte në Shqipëri i pacenuar. Është një histori e gjatë nga më tronditëset e dëshmisë së narkoshtetit.

 

Një gazetar investigativ mori misionin e rrezikshëm të faktojë nëse vëllai i tij por merrej me trafik dhe gjeti që ai po merrej me trafik. Gazetari që eehetoi këtë dhe një i ri si ju, ish-deputeti ynë Ervin Salianji janë në proces gjyqësor dhe pasnesër është procesi kundër tyre sepse ofenduan ministrin dhe vëllain trafikant. Po kush erdhi ministër tjetër, gjeneral kanabisi, erdhi këshilltari i Edi Ramës për sigurinë kombëtare, njeriu që duhet ta këshillonte se çfarë rreziku përbënte kanabizimi i vendit përkundrazi ai ishte një doktrinar i kanabisit. Imagjinoni një ministër që iu thotë shkoni gjeni parcelat kur çdo polic e di që konsiderohet gjeneral kanabisi.

Pra ne po luftojmë një regjim, një narkoshtet. Ky është regjimi më i korruptuar që mund të ekzistojë.

Çfarë e shtyu PD për të marrë një vendim për të djegur mandatet. Shqipëria është i vetmit vend në botë me një sistem gjyqësor dyshkallësh. Edhe diktaturat kanë sistem tre shkallës. Këtu u ëprdor reforma në drejtësi që të asgjësohet gjykata Kushtetuese, e cila ka funksion kryesor mbrojtjen e kushtetueshmërisë në radhë të parë nga maxhoranca. Në mungesë të saj të gjitha pushtetet i kalojnë ekzekutivit. Në politologji kjo quhet grusht shteti brenda shtetit.

Paralizimi i gjykatës së lartë çfarë ka sjellë? 98% të gjitha proceseve i fiton qeveria. Nuk ka qytetar të fitojë një proces gjyqësor. Opozita ka vetëm ndëshkimeve e procese në një drejtësi të kontrolluar. Kush fiton, bandat dhe kriminelët, për shkak të procedurave që iu garantojnë të drejta të caktuara jashtë afateve.

Eskobari u dënua me 10 vite dhe kryebanditi i Tiranës me 4 vite. Këto janë rrethanat në të cilat ndodhet opozita. Vendimi që morëm nuk ishte i lehtë. Në parlament ishim fasadë e një regjimi kakistrokratik që nuk respekton asnjë vlerë. Opozita vendosi të bëjë gjithçka për t’u përballur me të. Shqiptarët janë sensibilizuar. Mediat e huaja i kemi me vete.

Zgjedhjet e fundit pas një përpjekje të opozitës për të imponuar zgjedhje u bë një marrëveshje në maj 2017. Rama shfrytëzoi marrëveshjen për të grabitur zgjedhjet. Pasi mbaruan zgjedhjet, opozita njohu rezultatin, por na doli më vonë se Prokuroria e Krimeve të Rënda që ndiqte disa nga bandat më të rrezikshme të rajonit, konstatoi se gjatë fushatës këta kriminelë merrnin urdhra nga ministrat e qeveritarët vendorë për të grabitur vota. Kjo nuk është betejë për karrige por për të ardhmen e çdo shqiptari.