Bëmë mama t’i ngjaj vjehrrës, cilat janë vajzat e njohura që u...

Bëmë mama t’i ngjaj vjehrrës, cilat janë vajzat e njohura që u kanë ”këputur” kokën nënave të partnerëve

469
0

Në disa raste, pa ose me vetëdije, djemtë kërkojnë ose tërhiqen nga vajzat që ngjasojnë me mamatë. Jo më kot, teoritë e psikoanalistëve, me në krye Frojdin, përpiluan kompleksin e Edipit që trajton dashurinë dhe lidhjen e fortë të djemve me mamatë. Sigurisht që mbetet vetëm teori, megjithëse nisur nga rastet në vijim duket e vërtetë.

Floriana Garo dhe Lumturi Ratkoceri/ Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” ka një ngjashmëri të dukshme me të vjehrrën, kryetaren e Aleanca Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri. Flokët dhe sytë e gështenjtë si edhe buzëqeshja e ëmbël i bën të duken si nënë e bijë.

Elia Zaharia dhe princesha Susan/ Elia ka një ngjashmëri me nënën e ndjerë të princit Leka, Susan-ën, sidomos në pjesën e syve, buzëve dhe hundës. Në portretin e tyre bie në sy vështrimi i qeshur dhe depërtues. Sikur të mos mjaftonte kjo, princesha Susan kishte një lidhje të fortë me artin në veçanti, po njësoj si Elia që ka dëshmuar pasionin për teatrin dhe muzikën.

Marina Vjollca dhe Florije Selimi/ Ndoshta për shkak të flokëve biondë, tipareve të errëta dhe buzëqeshjes së ëmbël, Marina dhe nëna e Getoarit ngjajnë shumë, gjë që u vu re edhe në dasmën e Marinës dhe reperit.

Ariana Fejzullahu dhe Nera Fejzullahu/Për shkak të nishaneve karakteristike në fytyrë, buzëqeshjes së ëmbël dhe syve të tërhequr, duket sikur Nera është nëna e Arianës dhe jo mamaja e Ermal Fejzullahut.

Elita Rudi dhe Lirije Gjikolli/ Elita Rudi dhe nëna e Gjikos janë një tjetër dyshe që i shtohet listës. Të dyja kanë pothuajse të njëjtën buzëqeshje dhe hije./BURIMI ‘KONICA/