Befason me deklaratën ‘live’ Jonida Maliqi: Mos u martoni, më besoni….

Befason me deklaratën ‘live’ Jonida Maliqi: Mos u martoni, më besoni….

287
0

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel, që këtë sezon vjen nën moderimin e Blendi Salajt, Enxhi Nasufit dhe Neada Muçaj.

Në bisedën e zhvilluar në studio, ajo foli gjatë për tema të ndryshme, duke prekur edhe jetën e saj private.

Në momentin që moderatorët po përshëndeteshin me të dhe po prezantonin momentin e ardhshëm të emisionit për publikun, ata e pyetën Jonidën rreth temës së ditës se kur është mosha ideale për t’u martuar, teksa ajo është përgjigjur thjesht: “Mos u martoni”.

Deklarata e saj ka kapur të papërgatitur Blendin, Enxhin dhe Neadën, të cilët kanë shpërthyer në të qeshura, së bashku me ta edhe këngëtarja, e cila ka vijuar me mendimin e saj: “Më besoni, në këtë kohë nuk ia vlen”.

Që prej ndarjes nga aktori Romeo Veshaj, Jonida nuk është përfolur më për çështje dashurie.