Bebe Rexha gatuan me duart e saj gjellën e famshme shqiptare të...

Bebe Rexha gatuan me duart e saj gjellën e famshme shqiptare të dimrit

417
0

 

Gjella me lakra është tipike dimërore shqiptare. Edhe pse era e saj ndihet në gjithë pallatin ose lagjen, prapë nuk na pengojnë ta shijojmë këtë gjellë dimri. Dhe traditën e gjellës së lakrës Bebe Rexha e ka marrë me vete në Amerikë dhe s’e ka problem as ta gatuajë, as aromën, madje na e ka treguar edhe në Instagram  një pjesë të gatimit.

 

Për të gjithë ata që e pëlqejnë këtë gjellë, do t’ju shkojë goja lëng. Nuk e dimë nëse shija e gjellës me lakra të gatuar në SHBA është njësoj si në Shqipëri, por nga fotoja duket mmmm! Nëse s’e keni bërë akoma drekën, provoni të gatuani gjellë me lakër sipas kësaj recete, në një tjetër version.