BAYERN: Rummenigge “zhduk” dilemat, zgjedh trajnerin e së ardhmes

BAYERN: Rummenigge “zhduk” dilemat, zgjedh trajnerin e së ardhmes

320
0

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick do të qëndrojë në krye të pankinës bavarezeve deri në periudhën e Krishtlindjeve.

Është ky vendimi i marrë nga drejtuesit e kampionëve të Bundesligës, me presidentin e klubit, Karl Heinze Rummenigge që konfirmoi zyrtarisht Flick në pankinën e Bayern.

“Ne e shpallëm atë pas ndeshjes me Dortmundin dhe e përsërisim atë. Flick do të jetë akoma trajneri ynë dhe do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në periudhën e Krishtlindjeve dhe mbase më tej,”deklaroi Rummenigge.

Flick mori frenat e Bayern Munich rreth 2 javë më parë, kur pasoi në këtë pozitë teknikun, Niko Kovac. Në dy takimet e drejtuara prej tij, Bayern ka arritur fitore, fillimisht në duelin për kampionat përballë Borussia Dortmund dhe atë të Champions League ndaj Olympiacos.