Bayern Munich merr lajmin e hidhur për Hudson-Odoin

Bayern Munich merr lajmin e hidhur për Hudson-Odoin

332
0

Bayern Munich po insiston që ta transferojë Callum Hudson-Odoin nga Chelsea. Bayern Munich kishte bërë katër oferta vetëm në janar për Callum Hudson-Odoin, por Chelsea i ka refuzuar të gjitha. Skuadra gjermane e kërkon tani transferimin e talentin angleze në afatin e verës, mirëpo duket se sërish do të dështojë. Hudson-Odoi po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, sidomos në ndeshjet që i zhvilloi në kualifikimet për EURO 2020. Talenti anglez është i bindur se tani do të ketë më shumë vend te Chelsea, duke ditur se Eden Hazard do të kalojë në verë te Real Madrid.