Bashkia iu mbyll tregun, tregtarët e Korçës hedhin perime në mes të...

Bashkia iu mbyll tregun, tregtarët e Korçës hedhin perime në mes të rrugës

300
0

Dhjetëra tregtarë të Korçës kanë protestuar mëngjesin, pas mbylljes së tregut nga ana e Bashkisë. Në shenjë proteste, ata kanë hedhur perime në rrugë nën thirrjet “Hapni tregun” dhe “Rama ik!”.

Ata shprehen se ditën e sotme Bashkia i ka ndaluar që ata të shkojnë të shesin në treg, ndërsa shtojnë se nuk kanë vend tjetër ku mund të shkojnë për të tregtuar prodhimet e tyre.

“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron, na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, ka thënë njëri prej protestuesve.

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të rrugës nga tregtarët është paralizuar qarkullimi i mjeteve duke krijuar radhë të gjata automjetesh.