“Bashkëqeverisja”, Rama: Fiton qytatari dhe ndëshkohet zyrtari , tentoni të bëheni pjesë,...

“Bashkëqeverisja”, Rama: Fiton qytatari dhe ndëshkohet zyrtari , tentoni të bëheni pjesë, nuk do zhgënjeheni!

304
0

Në ambientet e Kryeministrisë po zhvillohet takimi i kryeministrit me koordinatorët e bashkëqeverisjes ku po diskutohet mbi rezultatet e kësaj platforme dhe ndihmën që ajo u ofron qytetarëve që nuk dëgjohen në rrugë dhe forma të tjera.

 

Sipas kryeministrit përmes “Bashkëqeverisjes”, qytetarët zgjidhin çdo problem të tyre, madje deklaroi se edhe ata që shfaqen mosbesues ndaj të tentojnë të marrin pjesë dhe të shohin nga afër rezultatet e platformës.

 

Në këtë platformë fiton qytetari dhe ndëshkohet zyrtari. Ka ende rrugë të gjatë për tu bërë, por dëshmitë tuaja janë shumë të vlefshme, sepse ndryshe nga ne që jemi shteti, ju jeni qytetarë dhe keni më shumë besueshmëri. Jeni dëshmitarë të asaj që ndodh realisht.

 

Nuk e mohoj se janë mosbesues ata që e ndermarrin hapin për bashkëqeverisje, por e mira e kesaj është që nuk ka asnjë kosto. Prandaj iu bëj thirrje të bashkoheni në misionin tonë dhe të zgjidhni çdo hall dhe kërkesë tuajën”, ka deklaruar Rama.