Bashës i bie prestigji, shoferi i Berishës e vë të mbajë çadrën,...

Bashës i bie prestigji, shoferi i Berishës e vë të mbajë çadrën, ja reagimi i kryetarit të PD

588
0

Pikërisht çadra është bërë objekt për një “përplasje” mes Bashës dhe shoqëruesit të Berishës.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar dëshmorët e LANÇ. I pari që ka bërë homazhet ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e pas tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Shiu as këtë herë nuk ka qenë në favor të demokratëve, ku u deshën çadrat për të vijuar ceremoninë. Pikërisht çadra është bërë objekt për një “përplasje” mes Bashës dhe shoqëruesit të Berishës. Ky i fundit i ka dhënë kryetarit të PD për ta mbajtur në momentin që Berisha mbaroi homazhet dhe qëndroi prandë Bashës

Ka qenë Basha që për pak minuta ka mbajtur çadrën, ku poshtë saj ka qëndruar sëbashku me Berishën. Bashës këtë herë i ra prestigji, pasi shoqëruesi i Berishës, “e detyroi” që të mbante çadrën.

( Dosja.al)