Basha te Teatri Kombëtar falënderon aktivistët: Keni zemër të madhe

Basha te Teatri Kombëtar falënderon aktivistët: Keni zemër të madhe

330
0

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e sotme aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e teatrit, të cilët janë duke mbledhur ndihma për banorët e prekur nga tërmeti.

Duke përshëndetur nismën e tyre për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha deklaroi se, edhe pse të sulmuar vazhdimisht nga qeveria, mbrojtësit e Teatrit Kombëtar dhe banorët e Astirit, treguan se sa të madhe e kanë zemrën.

“Pavarësisht fyerjeve, sharjeve, arrestimeve, në një ditë të zezë treguat sa të madhe e keni zemrën”, u shpreh Basha.

Sipas tij, Opozita është krenare me këtë sensibilizim human të aktivistëve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit.