Basha: Rama ka vjedhur 2 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve

Basha: Rama ka vjedhur 2 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve

376
0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ndodhur ditën e sotme në Durrës ka komentuar vizitën e ditës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar. Basha e cilësoi kryeministrin si kllon dhe një nga hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë. Kreu i PD hodhi akuza në adresë të Ramës, duke thënë se në dy vite ai ka vjedhur 2 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Sipas Bashës, kryeministri Rama ka rritur çmimin e ujit me 40%, ndërsa ka vjedhur 100 mijë euro në orë nga buxheti dhe xhepat e shiptarëve, “Anembanë Shqipërisë po frynë era e shpresës për një ndryshim të madh për çdo familje shqiptare, të Durrësit e Tiranës, Korçës e Gjirokastrës, nga Tropoja në Sarandë shqiptarët janë zgjuar, janë ngritur për të mos u ulur deri sa në Shqipëri të kemi një demokraci të vërtetë. Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuar u vjen fundi, përsërisin të njëjtën shfaqje të shëmtuar. Shfaqjen e shëmtuar këtu në Durrës përsëriti edhe njeri që për 6 vite është përgjegjës për emigracionin, ky hajduti u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve. Njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke larguar mijëra prindër nga puna, duke rritur kostot e jetesës duke e bërë atë të pa përballueshme. Biseda e parë që qytetarët hapin janë hallet që i kanë zënë fytin. varfëria shtynë njerëzit të largohen sepse fitojnë më shumë si pastrues në gjermani se sa si pronarë të një biznesi të vogël në Shqipëri. Ky është turi i Edi Ramës, por nuk ndalet, vijon të rrisë taksat. 40% e rriti çmimin e ujit në Durrës, ku i çoi këto para? Lekët e krimit me të cilat bleu votat. Ky është parlamenti i krimit i cili mori fund. Papunësi e varfëri kudo që hedhim sytë, shtohet varfëria, ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura? Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun, ai është hajduti më i madh në historinë  e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate. Vetëm sipas të dhënave zyrtare, në vetëm dy vite Edi Rama ka kollufitur 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve. Ka vjedhur 100 mijë euro në orë, është tarifa e estradës së Edi Ramës. Largimi i tij është emergjencë kombëtare”, tha Basha.