Basha nga Lezha: Do ulim taksat, Ramës i ka ikur truri, i...

Basha nga Lezha: Do ulim taksat, Ramës i ka ikur truri, i do njerëzit në emigracion

438
0

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se Rama me bandat e tij kanë vjedhur dhe kanë tjetërsuar votat.

LEZHË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot Lezhën ku zhvilloi një takim me qytetarët Lezhës. Në fjalën e tij Basha theksoi se në momentin që ai do të vijë në pushtet do të ulë taksat.

Basha u shpreh më tej se kryeministri Edi Rama i do njerëzit në emigracion dhe jo në Shqipëri. Ai theksoi se Rama dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe kanë tjetërsuar votat e të gjithë Shqiptarëve.

Ai dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe tjetërsuar ccdo votë të shqiptarëve. Ramës i ka ikur truri, është i ccoroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem.

E kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. Nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, t’u thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan,”- u shpreh Basha ndër të tjera.