Basha në 27-vjetorin e RD: Erdhi si uragan, falenderoj…

Basha në 27-vjetorin e RD: Erdhi si uragan, falenderoj…

409
0

Kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar Rilindjen Demokratike, gazetën e parë opozitare në shqipëri, pas 45 vitesh diktaturë, si dritën e parë në errësirën shpirtërore për qindra mijëra shqiptarë. Në 27 vjetorin e themelimit të kësaj gazete, Basha tha se ajo erdhi si një uragan dhe pa frikë mund të them se asnjë institucion tjetër nuk ka bërë më shumë sesa RD për europianizmin dhe lirinë e shqiptarëve. “RD do të ketë një vend të veçantë jo vetëm në historinë e PD, por edhe të Shqipërisë. Duhet ti jemi mirënjohës atyre që sollën në jetë këtë gazetë që nga numri i parë deri në ditën e sotme”, tha Basha. “Dua ta nis falënderimin me dy kryeredaktorët dhe bashkëthemeluesit, Frok Çupi dhe Mitro Çela. Po ashtu falënderoj edhe studentët gazetarë të cilët punuan vullnetarë, Blendi Fevziun, Ben Blushin, Armand Shkullakun e tj. RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD0së por edhe të Shqipërisë. RD është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimit për lirinë e fjalës”, tha Basha.