Basha: Mos hapja e negociatave do ndëshkojë shqiptarët e ndershëm. Rama përgjegjës

Basha: Mos hapja e negociatave do ndëshkojë shqiptarët e ndershëm. Rama përgjegjës

395
0

Po zhvillohet në këto momente mbledhja e hapur e grupit parlamentar të PD-së dhe LSI-së. Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbajtur fjalën duke vënë theksin te hapja e negociatave me BE. Ai ka theksuar se kërcënimi që po i vjen vendit është për shkak të mos përmbushjes së kushteve të vendosura nga vendet e BE-së. “Ne kërkojmë hapjen e negociatave. E kemi kërkuar dhe i kërkojmë miqve tanë hapjen e negociatave”, ka theksuar Basha. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për nxjerrjen e shqiptarëve nga udhëkryqi. “Hapja e negociatave do i ndihmojë shqiptarët të dalin nga udhëkryqi, do kenë survejim më të mirë” – u shpreh ai. “Mos hapja e negociatave do ndëshkojë shqiptarët e ndershëm, do pengojë arritjen e standarteve për plotësimin e 5 kushteve, do konsolidojë pushtetin e krimit”, u shpreh Basha duke bërë përgjegjës të vetëm Edi Ramën për këtë pengim. Gjithashtu ai u ndal edhe te çështja Tahiri duke e akuzuar Ramën se po e merr në mbrojtje ish-ministrin e tij të Brendshëm, por jo vetëm atë por edhe Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin ku sipas Bashës janë persona të faktuar për lidhjet e tyre kriminale.