Basha me të rinjtë e Tiranës: Gjysma e atyre që diplomohen, do...

Basha me të rinjtë e Tiranës: Gjysma e atyre që diplomohen, do të përfitojnë stazh të paguar pune

369
0

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me të rinjtë e njësisë 5 kryeqytetit duke i njohur me programin e PD-së për të rritur punësimin e tyre. Basha tha se ka një plan ekonomik të kombinuar që jep rezultat, duke nisur me 10 mijë stazhe për të sapodiplomuarit, një urë e sigurt drejt një vendi pune. “Stazhet do të bëjnë lidhjet midis të sapodiplomuarve apo atyre që janë në përfundim të universitetit dhe tregut të punës. Secili prej jush do të ketë mundësinë të integrohet në tregun e punës. 10 mijë më të mirët që përfaqësojnë 50% të atyre që diplomohen, do të kenë mundësi për një stazh pune me pagesë, 200 mijë lekë në muaj për 1 vit. Kjo do u japë mundësi që të njihni tregun. 75 deri në 90% e atyre që bëjnë një stazh pune, e gjejnë një vend pune. Të 1360 shkollat do të jenë shtëpia e dytë e fëmijëve dhe të rinjve që studiojnë aty. Do të kenë të gjitha kushtet laboratorike për të kryer praktikat, do të kenë drekën e paguar nga buxheti i shtetit dhe mundësinë për të vazhduar deri në orën 16.00 me aktivitet passhkollore”, tha Basha.