Basha i alarmuar flet mes turmës: Ky është një SKENAR, gjendja ka...

Basha i alarmuar flet mes turmës: Ky është një SKENAR, gjendja ka dalë jashtë kontrollit

466
0

Ka degjeneruar në akte dhune protesta e opozitës para Kryeministrisë. Ndërkaq, kreu i PD Lulzim Basha ka folur për mediat mes turmës duke pohuar se ky është një skenar i përgatitur nga Rama pasi situata ka dalë jashtë kontrollit dhe askund nuk duket asnjë polic. ‘Ka hartuar një skenar, kjo që shohim është një skenar. Një përpjekje e lehtë dhe u ca kordoni i Kryeministrisë, ky është një skenar kriminal i policisë për të shkaktuar një gjendje të tillë. protestuesit kishin ardhur për të protestuar pa dhunë. gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë skenar askund. Policia e ka thyer ligjin. Rama duhet të jetë para drejtësisë ose në azil’, tha Basha.