Basha flet pas takimit me ekspertët për tërmetet: Duhet koordinim dhe financim

Basha flet pas takimit me ekspertët për tërmetet: Duhet koordinim dhe financim

286
0

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha organizoi sot një takim me ekspertë pas tërmetit shkatërrues që ra në Shqipëri ditën e martë.

Basha shkruan se propozimet e tyre do të jenë reflektim nga ana e Partisë Demokratike për të dhënë zgjidhje në lidhje me këtë situatë të rëndë.

“Sot mblodha disa nga ekspertët më të mirë të vendit në fushën e emergjencave civile. Pedagogë, inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit, sugjeruan masat që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe gjithashtu masat që duhen marrë për të ardhmen.

Propozimet e tyre do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikat dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim”, shprehet Basha.