Basha: Dalja e opozitës nga Parlamenti është pa kthim

Basha: Dalja e opozitës nga Parlamenti është pa kthim

427
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për DW është shprehur se kapërcimi i krizës politike në Shqipëri është shumë e rëndësishme për të ardhme evropiane të vendit. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë “Rama” duke thënë se në BE nuk shkohet më gënjeshtra dhe me një shtet të kapur nga krimi. Basha theksoi se largimi i opozitë nga Parlamenti është pa kthim deri në largimin e qeverisë “Rama”. “Takimet që janë organizuar nga mikpritësit e mi në Budestag dhe me qeverinë federale në kancelari dhe ministrinë e Jashtme kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik, Gjermaninë për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin e demokracisë, por dhe për të ardhmen e evropiane të Shqipërisë. Në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestak dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese”, tha Basha. Kryedemokrati ka zhvilluar një sërë takimesh në Gjermani, ku sipas tij në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe gjetja e një zgjidhje për  ngërçin politik në vend. Basha ka theksuar se PD kërkon që pushtet të jenë të pavarura dhe reforma në drejtësi të jap rezultate konkrete.

 

“Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë agjendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvendësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare.  Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri, të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë parlament, dhe jo thjeshtë një noter I kryeministrit. Të garantojmë që reforma në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesëshme penale”,-shtoi Basha