“Barometri Gjinor”, studimi prezantohet në një tryezë me ligjëvënës dhe shoqëri civile

“Barometri Gjinor”, studimi prezantohet në një tryezë me ligjëvënës dhe shoqëri civile

147
0

7 Nëntor 2023-Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me Fondacionin Ëestminster për Demokraci në Shqipëri, zhvilluan  Forumin e Diskutimit “Strukturat dhe aksesi i vajzave dhe grave në Partitë Politike në Shqipëri” të organizuar në kuadër të nismës “Forcimi i integritetit zgjedhor dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”.  Gjatë këtij takimi u prezantuan gjetjet kryesore të studimit “Barometri i Barazisë Gjinore në Partitë Politike në Shqipëri” të realizuar me mbështetjen e Fondacionit Ëestminster për Demokraci në Shqipëri dhe Ambasadës Britanike në Tiranë. Në një tryezë me pjesëmarrje të zonjës Diana Klein, shefe e projekteve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar Tiranë, Valbona Kuko, Drejtore e Fondacionit Ëestminster për Demokraci në Shqipëri, si dhe me pjesëmarrjen e deputetëve të parlamentit shqiptar dhe Kryetare të Forumeve të Grave në partitë përkatëse politike, Evis Kushi, Albana Vokshi, Erisa Xhixho, si dhe Asllan Dogjani, u diskutuan rekomandimet për përmirësimin e aksesit të grave dhe vajzave në partitë politike në Shqipëri dhe mundësitë për t’i mbështetur hap pas hapi në procesin e kandidimit dhe angazhimit në politikë, si dhe sistemet zgjedhore që garantojnë meritokraci për to.

Në fjalën e saj, Kordinatorja Kombëtare e Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje” theksoi se ky studim është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe synon të jetë një bazë e përhershme e matjes dhe mbështetjes së barazisë gjinore brenda partive politike.  “Në përpjekjet e vazhdueshme të punës për fuqizimin e vajzave dhe grave në politikë, rezulton se, ndonëse si rezultat i përmirësimit të legjislacionit dhe advokimit të vazhdueshëm për rritjen e rolit të grave në vendimmarrje, ka një rritje të ndjeshme të përfaqësimit në numra, ka ende shumë barriera të cilat pengojnë fuqizimin real dhe shanset e barabarta për të qenë pjesë e politikës.”-tha zonja Çepani.

 

Duke iu referuar Statuteve & Rregulloreve për çdo subjekt politik vërehet se:

Vlerat dhe parimet e barazisë gjinore të cituara në statut apo në dokumente të tjera. Masa të veçanta (kuota ose vende të rezervuara) për të siguruar përfaqësim të balancuar të grave dhe burrave në Kryesi, në Komisionet Ekzekutive, në Komitetet dhe Komisionet brenda partisë, etj. Komision për barazinë gjinore brenda partisë. Program i barazisë gjinore i partisë politike. Protokoll për parandalimin dhe ndërhyrjen kundër ngacmimeve & dhunës seksuale brenda partisë. Masa të veçanta, programe & politika për rekrutimin e grave dhe vajzave të reja në partinë politike. Burime nanciare të veçanta të alokuara për forumin dhe strukturat e grave brenda partisë politike. Masa, programe të ndërmarra për mbështetjen e qëndrueshme të grave/vajzave kandidate. Burime nanciare të veçanta të alokuara për gratë Kandidate në zgjedhje.

 

REKOMANDIME

 

Krijimi i mundësive të mbështetjes së forumeve të grave brenda partive politike, por edhe i grave kandidate dhe në pozicione vendimmarrëse, nëpërmjet programeve të rritjes së kapaciteteve, mbështetjes teknike dhe fuqizimit. Rritja e mundësisë së bashkëpunimeve mes grave dhe vajzave të partive të ndryshme politike, për të ndarë eksperiencat, praktikat më të mira, por edhe për të advokuar në lidhje çështje të përbashkëta.

Monitorimi dhe vlerësimi periodik i zbatimit të barazisë gjinore brenda partive politike.

Angazhimi aktiv përsa i përket ndërgjegjësimit dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore të vajzave dhe grave në politikë.

Advokim dhe lobim për përmirësimin dhe realizimin e një legjislacioni të ndjeshëm gjinor për funksionimin dhe nancimin e partive politike.

 

-Rishikimi dhe integrimi i elementëve të ndjeshëm gjinorë në ligjin për partitë politike në Shqipëri. Rishikimi i legjislacionit të nancimit të partive politike për të vendosur mekanizmat e nancimit gjinor.

-Rishikimi i kodeve institucionale të etikës dhe ndërmarrja e protokolleve për të adresuar dhunën me bazë gjinore në politikë dhe në vendimmarrje.

Krijimi i programeve për mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve të grave dhe vajzave brënda partisë politike.

Krijimi i mekanizmave për të garantuar meritokracinë dhe demokracinë e brendshme të partive politike, si në zgjedhjet brenda strukturave  ashtu edhe me garantimin e transparencës përsa i përket mënyrës se si përcaktohen kandidatët dhe pozicionet drejtuese brenda e jashtë partive.

Përmirësimi i aksesit të grave në burime dhe nancime.

Realizimi i mekanizmave të ndryshëm për të siguruar që kandidatët gra dhe burra të kenë akses të barabartë si në nancimin politik.

Krijimi i mekanizmave të mbështetjes nanciare për t’u mundësuar kandidatëve pjesëmarrjen e plotë në fushatën zgjedhore: duke u mbuluar kostot operacionale; duke u krijuar mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve, etj.

Vendosja me ligj i një përqindje nga nancat që partia përton nga buxheti i shtetit, e cila i kalon drejtpërdrejtë forumit të gruas apo strukturave të grave brenda partisë.

Vendosja në statutin e partisë politikë të një kuote të përcaktuar që strukturat e grave apo gratë kandidate mund të përtojnë në mënyrë përiodike nga totali i nancave të partive.

Forcimi i bashkëpunimit me OSHC-të, organizatat ndërkombëtare dhe vendore në punën kërkimore, realizimin e politikave & rritjen e kapaciteteve.

Rritja e transparencës dhe komunikimit brenda partisë, për të arritur një angazhim më të mirë dhe më efektiv të grave në proceset vendimmarrëse dhe në aktivitetet e partive politike përmes: promovimit të pjesëmarrjes së të gjithë anëtarëve të partisë në çështjet e brendshme te saj, krijimit të mundësive që anëtarët të shprehin pakënaqësitë e tyre, në kuadër të partisë, përmirësimit të komunikimit brenda partisë dhe transparencën e mundësive të karrierës.

Krijimi i protokolleve dhe mekanizmave për të adresuar dhunën me bazë gjinore brenda partive politike përmes: krijimit të kodit të etikës brenda partisë politike; krijimit të protokolleve për denoncimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore për shkak të angazhimit në politikë.

Kryerja në mënyrë periodike e një “auditimi gjinor” brenda partisë politike, për të përcaktuar përmbushjen e të gjithë elementëve të nevojshëm për garantimin e barazisë gjinore, buxhetimit gjinor, politikave të ndjeshme gjinore brenda partisë, etj. Implementimi i buxhetimit gjinor brenda partisë politike.