Bariu u qëllua në kullotë, çfarë tha ai për autorin dhe konfliktin

Bariu u qëllua në kullotë, çfarë tha ai për autorin dhe konfliktin

489
0

 

Vetëm një orë më parë në qytetin e Sarandës, u njoftua për një person të plagosur me armë. I plagosuri u identifikua si Level Hoxha, 60 vjeç, banues në fshatin Piqeras, me zanat bari. Hoxha mori dy plumba, një në kofshë dhe një në krah, dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Sipas “Sarandaëeb”, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Hoxha është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Vetë bariu duke iu referuar burimeve mediatiake, mësohet të jetë shprehur se nuk ka dijeni kush e qëlloi. Ai tha po ashtu për Policinë se dyshon se ishte plumb qorr dhe se nuk ka konflikt me asnjë person. Ndërkohë policia dyshon se kemi të bëjmë me një konflikt barinjsh për kullota.