Bardhi publikon DOKUMENTIN: Prokuroria konfirmon se Kajmaku është Jorgo Toto

Bardhi publikon DOKUMENTIN: Prokuroria konfirmon se Kajmaku është Jorgo Toto

499
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar një tjetër dokument ditën e sotme, për të cilin pretendon se vërteton akuzat e tyre ndaj kryebashkiakut socialist Agim Kajmaku.

 

Bardhi tha në një deklaratë për shtyp se pak momente më parë ka marrë shkresën e Prokurorisë që fakton se Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton.

 

‘Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike’, u shpreh sekretari i PD, ndërsa kërkoi shkarkim të menjëhershëm nga detyra si kryebashkiak i Vorës.

 

‘Me ndihmën e Edi Ramës., Agim Kajmaku mundi të thoshte se nuk ishte Jorgo Toto. Sot denoncimi i PD është provuar nga prokuroria, e cila me shkresën e datën 24.9. 2019 ka ka provuar denoncimin. Rezulton që shkresa e bërë, rezulton që me gjurmët e gishtërinjëve të Agim Kajmakut dhe gjurmët e gishtërinjëve të Jorgo Toto kanë identifikim të plotë. Këto gjurmë verifikojnë se janë i njëjti person. Pra konfirmohet se shtetasi Agim Kamaku i njohur si Jorgo Toto ka qenë  në Greqi dhe është dënuar. Në konkluzion organi i prokurorisë ka konfirmuae se shtetasi Agim Kajmaku përfshihet në pikën tre të Kuvendit të Shqipërisë. Pas këtij vendimi të organit të prokurorisë tashmë çdo alibi nga Edi Rama është rrëzuar. Ne e kemi të qartë që Edi Rama e di, por shkarkimi nga detyra e kryebashkiakut të Vorës  nuk është më në dorë të Ramës, por që duhet të ndodh. Ndëshkimi i zytarëve të lartë është një nga kushtet e Bundestagut për integrimin evropian. Kjo është edhe një provë që Rama duhet të vijoj apo jo t’i hap dyert e Shqipërisë si gjithë Europës’, tha ndër të tjera Bardhi.